JAZZ - WARRIORS @ GAME 3

Foto:nba.com
Golden State afër finales së Konferencës
7 May, 2017 @6:18
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, edhe në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale ndaj Utah Jazzit, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 102-91.
Në ndeshjen e luajtur në Salt Lake City, shkëlqeu super ylli i Golden State Warriorsit, Kevin Durant, i cili luajti me 38 pikë e 13 kërcime, që së bashku me Stephen Curry (23 pikë), luajtën rolin kryesor në fitoren e skuadrës së tyre.
Te Utah më i miri ishte Gordon Hayward me 29 pikë.
Tani rezultati në seri është 3-0 në favor të Golden State Warriorsit, derisa po vazhdojnë rrugëtimin pa humbje sikurse Clevelandi.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri te palestra e Utahs më 8 maj.