BOREA - DRITA @ GAME 1

Foto: KB Borea
Borea fiton, edhe një hap i duhet për Superligë
7 May, 2017 @19:31
Ekipi që nuk u mposht asnjëherë këtë stinor në Ligë të Parë, Borea, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e parë të serisë finale të Play-Offit të Ligës së Parë, për të marrë epërsinë 1-0 në finale.
Borea ka mposhtur Dritën sot në Karagaç me 8 pikë dallim, 76-68, për të bërë hapin e parë madhor drejt Superligës.
Tashmë, ekipit pejan i duhet vetëm edhe një fitore në këtë seri për të arritur titullin e Ligës së Parë, që dërgon direkt në Superligë.
Drita në anën tjetër do të tentojë të shënojë fitore në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Gjilan, për të barazuar serinë dhe për ta çuar atë në ndeshjen e tretë, përfundimtare të serisë.
Mirëpo, edhe nëse nuk e arrin këtë, Drita do të ketë rast edhe në ndeshje Play-Outi, ku ndeshet me Kerasan Prishtinën.