NGA BOKSI NË NBA

Mayweather dëshiron të blejë skuadër në NBA
6 May, 2017 @14:04
Ish boksieri i famshëm, Floyd Mayweather, publikisht deklaroi se dëshiron ta blejë një skuadër në NBA.
Mayweather, në llogarin e tij në Instagram, iu drejtua pronarëve të skuadrave në NBA:
“Më duket se erdhi koha që ta blejë një skuadër në NBA edhe unë, nëse jeni të gatshëm për ta shitur ndonjë skuadër më kontaktoni”.
Floyd Mayweather, gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 49 ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjëherë.