PENZA - PRISHTINA FINAL SERIES

BOROZANI/ L. D.
Të dielën, nis seria finale e femrave
5 May, 2017 @12:53
Dy skuadrat më të mira në basketbollin femror në vitet e fundit, Penza dhe Prishtina, do të nisin këtë të dielë në ora 19:00 luftën për titull kampioni.
Ndeshja do të referohet nga treshja: Atdhe Goqaj, Dardan Maxhuni dhe Kushtrim Shala. Ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë Vllaznim Rraci.
Pasi që eliminuan kundërshtaret gjysmëfinale, ekipet do të nisin serinsë finale të Play-Offit në Pejë, ku Penza është vendase dhe ka përparësinë e terrenit vendas.
Skuadra që shënon dy fitore së pari, shpallet kampione e Kosovës për stinorin 2016/17.
Kampione aktuale është Prishtina. Ndërsa këtë stinor, Penza ka triumfuar dy herë nda Prishtinës në kuadër të stinorit të rregullt. Kurse, në finale të Kupës ka triumfuar Prishtina.