REKORD

Foto:nba.com
300 treshe në Play-Off nga LeBron Jamesi
4 May, 2017 @10:35
Super ylli i Cleveland Cavaliersit, LeBron James, dje në ndeshjen kundër Toronto Raptorsit duke shënuar katër herë nga vija e treshit, u bë lojtari i katërt në histori të NBA-së, që shënoi 300 treshe në total të karrierës në kuadër të Play-Offit.
Këtë shifër më parë e kishin arritur edhe, Ray Allen, Reggie Miller dhe Manu Ginobili.
Cleveland Cavaliers është 2-0 në avantazh në seri kundër Toronto Raptorsit.