PLAYOFF

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi në finale
4 May, 2017 @18:20
Skuadra e Bashkimit është treguar e pagabueshme edhe në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Playoffit ndaj Pejës, duke e mposhtur me rezultat 96-117, për të siguruar finalen e parë pas tetë viteve.
Sinjalet për fitoren e Bashkimit u panë qysh në çerekun e parë, ku portokallezinjtë shënuan plotë 41 pikë dhe krijuan epërsi prej 21 pikëve.
Ndërsa në vijim, lojtarët e Bashkimit u përkujdesën për ta ruajtur epërsinë, duke mos lënë Pejën në asnjë çast që ta rrezikojë këtë fitore.
Peja edhe në këtë ndeshje u paraqit me vetëm 7 lojtarë, për shkak të largimit nga skuadra të yjeve kryesorë, ndërsa tre nga lojtarët e paraqitur sot (Mekaj, Qallaku, Abramovic), nuk pushuan për asnjë sekondë dhe luajtën tërë ndeshjen.
Qallaku ishte koshashënuesi më i mirë te Peja me 31 pikë të shënuara, kurse te Bashkimi amerikani Kayel Locke që luajti me double-double prej 33 pikëve dhe 13 kërcimeve dhe Justin Black që luajti me shifrat magjike triple-double prej 20 pikëve, 11 kërcimeve dhe 14 asistimeve, ishin ndër më meritorët për fitoren e sotme të Bashkimit në Karagaç.
Bashkimi në finale do ta pret fituesin e serisë së tjetër gjysmëfinale ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, ndërsa kjo e fundit është shumë afër të bëhet kundërshtare e Bashkimit, pasi që avanson me 2-0 në seri dhe i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta shënuar emrin e saj në finale.
Peja
1 | Arian Qallaku (40:00) | 31 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhur |
2 | Robert Abramovic (40:00) | 28 pikë | 2 asistime | 2 topa të vjedhur |
3 | Arti Hajdari (31:18) | 24 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Leonard Mekaj (40:00) | 8 pikë | 1 kërcim | 9 asistime |
5 | Egzon Kuqi (20:01) | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Mirza Muric (19:58) | 0 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Blendi Kadusha (8:41) | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Bashkimi
1 | Kayel Locke (32:34) | 33 pikë | 13 kërcime | 5 asistime |
2 | Justin Black (31:18) | 20 pikë | 11 kërcime | 14 asistime |
3 | Marko Popovic (21:52) | 15 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Garrius Adams (19:09) | 15 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Mikaile Tmusic (23:31) | 10 pikë | 4 kërcime | 7 asistime |
6 | Gazmend Sinani (18:07) | 10 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
7 | Qëndrim Biraj (15:39) | 6 pikë | 1 asistim | 2 topa të vjedhur |
8 | Arian Tahiri (24:14) | 4 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
9 | Temi Soyebo (10:00) | 4 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
10 | Ardit Memqaj (1:45) | 0 pikë | 2 kërcime | - |
11 | Edmon Kryeziu (1:45) | 0 pikë | - | - |
12 | Imer Tahiri | - | - | - |