REKORD

Foto: nba.com
LeBron James kalon Jabbarin
4 May, 2017 @10:47
Super ylli i Clevelandit, LeBron James, në ndeshjen e fundit kundër Toronto Raptors, i cili shënoi 39 pikë, kaloi legjendën Kareem Abdul-Jabbarin në listën e koshashënuesve më të mirë në kuadër të Play Offit.
Jabbari i kishte 5,762 pikë të shënuara gjatë karrierës së tij, derisa Jamesi tani u vendos në pozitën e dytë dhe para tij gjendet legjenda e basketbollit Michael Jordan me 5,987 pikë.