PAS 8 VITEVE NË FINALE

KB Bashkimi 2008/09 finalist i Play-Offit të Superligës.
Pas Jeton Nixhës, tash Radovic me Bashkimin në finale
4 May, 2017 @20:09
Kanë kaluar plotë tetë vite prej se skuadra e Bashkimit ka qenë në finale të Play-Offit të Superligës.
Ishte stinori 2008/09 dhe ekipi prizrenas drejtohej nga trajneri Jeton Nixha, kur Bashkimi pat arritur finalen, duke befasuar shumëkë rrugës.
Sidoqoftë, ekipi prizrenas atëherë u mposht nga Prishtina në finale të Play-Offit dhe mbeti nënkampion i Kosovës.
Shiko: SKEMA E PLAYOFFIT
Pas 8 viteve, ekipi portokall-e-zi nga Prizreni ka arritur nën drejtimin e trajnerit Dragan Radovic përsëri në finale.
Ekipi kishte rënie-ngritje përgjatë stinorit, por i mbijetoi vështirësive deri në arritjen e finales.
Sigal Prishtina pritet të jetë kundërshtare përsëri për Bashkimin në finale, pasi që aktualisht po udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinales ndaj Trepçës.
Shiko: TABELA PËRFUNDIMTARE E STINORIT TË RREGULLT
Bardhekaltërit janë kampionë aktual dhe po kërkojnë mbrojtjen e titullit.
Bashkimi në anën tjetër, nuk ka fituar asgjë në Kosovë që prej vitit 2002, kur fitoi Kupën e Kosovës.
Finalja e Play-Offit luhet në sistemin vajtje-ardhje, një ndeshje jashtë, një ndeshje brenda, ku ekipi që arrin 3 fitore së pari, shpallet kampion i Kosovës.