KB PEJA
Lojtarët dhe trajneri i KB Peja, që çuan stinorin deri në fund/ BOROZANI/ A. P.
Peja sot mbylli stinorin më të dobët në 5 vitet e fundit
4 May, 2017 @19:05
Skuadra e Pejës me eliminimin në gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës sot në përballje ndaj Bashkimit, ka mbyllur stinorin 2016/17, që është stinori më i dobët i ekipit verdhezi, në 5 vitet e fundit.
Verdhezinjtë pranë Rugovës nën Karagaç kanë përjetuar një stinor shumë të mirë në pjesën e parë të saj, por kah fundi, problemet financiare thelluan krizën në skuadër dhe ekipi nuk i bëri ballë kësaj duke rënë për herë të parë në këto 5 vite në pozitë të tretë në stinorin e rregullt dhe me bilanc prej 21-7, numër më i madh i humbjeve në stinor të rregullt.
Shiko: KUPA E KOSOVËS SKEMA
Njejtë, eliminimi në Play-Off u tregua të jetë i pashmangshëm në këtë krizë dhe 3 humbjet nga Bashkimi brenda 10 ditëve vetëm sa vërtetuan krizën e ekipit pejan.
Gjithsesi, lojtarët që i zhvilluan këto ndeshjet e fundit si dhe stafi me në krye Bujar Locin duhet përgëzuar së paku për angazhimin dhe sportivitetin deri në fund të takatit, pasi që nuk u dorëzuan në aspektin sportiv për asnjë moment.
Shiko: SUPERLIGA PLAYOFF SKEMA
Në stinorin që vjen, i tërë opinioni basketbolldashës do të kërkojë një Pejë luftarake prej fillimit deri në fund të stinorit, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar në fund.
Suksesi më i madh i Pejës në këtë stinor do të regjistohet finalja e Kupës së Kosovës. Ndërsa debutimi në gara ndërkombëtare të FIBA Europe Cup, si duket u kushtoi shtrenjtë verdhezinjëve, ku u harxhuan dhe u eliminuan në fazë të parë të saj.
Shiko: BIBL 2016/17 SKEMA
Kriza, njejtë nuk i la verdhezinjtë që të përfundojnë edhe BIBL ashtu si deshën, pasi që u eliminuan në gjysmëfinale nga Kumanova.
E në Superligë, tashmë siç dihet përfunduan në pozitë të tretë në stinor të rregullt me bilanc 21-7 dhe u mposhtën nga Bashkimi 3-0 në gjysmëfinale të Play-Offit.