WARRIORS - JAZZ @ GAME 2

Foto:nba.com
Golden State fiton nën tingujt e Jazzit
5 May, 2017 @10:39
Edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale, Golden State Warriors e mposhti Utah Jazzin duke dominuar totalisht në ndeshjes, me rezultat 115-104.
Kevin Durant shkëlqeu me 25 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, ku u dalluan edhe Stephen Curry me 23 pikë e Draymond Green me 21 pikë të tjera.
Te Utah Jazz, i zakonshmi Gordon Hayward luajti me 33 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Rezultati në seri është 2-0 në favor të Golden State Warriors, derisa ndeshja e tretë dhe e katërt do të luhet në palestrën e Utah Jazzit.