RAPTORS - CAVS @ GAME 3

Foto:nba.com
Kampioni nuk gabon, Toronto pranë eliminimit
6 May, 2017 @10:32
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, rrugëtimin drejt finales po e vazhdon pa humbje.
Edhe në ndeshjen e e tretë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Lindore kundër Toronto Raptorsit, Clevelandi e mposhti kundërshtarin me rezultat 115-94.
Super ylli, LeBron James, përsëri ishte i pandalshëm. Ai luajti me 35 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe me përqindje të lartë shënimi (56.3%). Kingu një ndihmë të lehtë mori edhe nga Kevin Love e Kyrie Irving të cilët luajtën me nga 16 pikë secili.
Në anën tjetër, mungesa e Kyle Lowryt u vërejtë dukshëm, derisa krahas dy ndeshjeve të para, DeMar DeRozan, kësaj radhe ishte më në nivel me 37 pikë (rekord personal në kuadër të Play Offit) të shënuara, por nuk mjaftoi për fitore.
Rezultati në seri është 3-0 në favor të Clevelandit. Ndeshja e katërt do të luhet përsëri në Air Canada Center të Torontos, ndërsa Cavsit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në finale të Konferencës Lindore.