FINAL SERIES START

Fituesi i serisë, siguron Superligën
5 May, 2017 @13:01
Të dielën pasdite me fillim në ora 16:00 në Karagaç të Pejës, Borea vendase dhe Drita e Gjilanit do të nisin serinë finale të ndeshjeve të Play-Offit të Ligës së Parë.
Fituesi i serisë finale, do të sigurojë Superligën në stinorin 2017/18, ndërsa humbësi do të duhet të luaj ndeshje Play-Outi ndaj Kerasan Prishtinës.
Skuadra që shënon 2 fitore së pari, arrin Superligën.
Shiko: SKEMA E PLAYOFFIT TË LIGËS SË PARË
Borea nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë stinor në Ligë të Parë, që ka qenë edhe stinori debutues për ekipin në fjalë. Ndërsa Drita ka përfunduar stinorin e dyta falë koshaverazhit më të mirë sesa vendi i tretë dhe i katërt në klasifikim.
Ndeshja do të gjykohet nga treshja: Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Elldin Uglari. Ndëra vëzhgues i takimit do të jetë Nexhdet Hoxha.