ROCKETS - SPURS @ GAME 3

Foto: nba.com
San Antonio fitoi edhe pa Parkerin
6 May, 2017 @11:01
Mungesa e Tony Parkerit për shkak të lëndimit, te San Antonio Spurs, nuk është vërejtur aspak.
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e mposhtën Houston Rocketsin me rezultat 103-92, në Toyota Center.
Super ylli, Kawhi Leonard, për tre kërcime nuk arriti shifrat magjike triple-double, ndërsa luajti me 26 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër, James Hardeni shpërtheu me 43 pikë e 5 asistime, por ishin pa efekt.
San Antonio kaloi 2-1 në epërsi në seri, derisa ndeshja e katërt do të luhet përsëri në palestrën e Houstonit më 7 maj.