RAPTORS - CAVS @ GAME 4

Foto: nba.com
Kampioni pa telashe arrin finalen e Konferencës
8 May, 2017 @0:37
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, duke e fituar Toronto Raptorsin edhe në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale të Konferencës Lindore, arriti të kualifikohet në finale të Konferencës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 109-102 në favor të Cavs, derisa si zakonisht, përsëri super ylli LeBron James, ishte më i miri te Clevelandi me 35 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.
Te Toronto, mungoi përsëri Kyle Lowry, derisa Serge Ibaka luajti me 23 pikë, që ishin pikët e fundit të këtij stinori për ta.
Cavs në finale të Konferencës Lindore, do të përballet me fituesin e duelit Boston Celtics - Washington Wizards.