PENZA - PRISHTINA @ GAME 1

Foto: FBK
Penza merr avantazhin e serisë, pranë titullit
7 May, 2017 @23:13
Penza ka triumfuar në duelin e parë të serisë finale të Ligës së femrave.
Vajzat e ekipit pejan kanë shënuar fitore me 5 pikë epërsi ndaj atyre të Prishtinës, për të marrë epërsinë 1-0 në serinë finale, 72-67.
Tash, Penzës i duhet edhe një fitore për tu shpallë kampione.
Por, Prishtina do të kërkojë fitore në ndeshjen e dytë që zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 10 maj, për të barazuar serinë.
Në rast nevoje, ndeshja e fundit e serisë zhvillohet në Karagaç, për të përcaktuar kampionen e stinorit 2016/17.