SPURS - ROCKETS @ GAME 5

Foto:nba.com
Ginobili ia sjell fitoren e tretë skuadrës
10 May, 2017 @10:23
San Antonio Spurs arriti ta mposht Houston Rocketsin në ndeshjen e pestë, e cila shkoi në vazhdime dhe përfundoi me rezultat 110-107 në favor të Spursit.
Heroi i natës u bë argjentinasi Manu Ginobili, i cili në sekondat e fundit të vazhdimeve, bllokoi James Hardenit, për t’ia sjell fitoren skuadrës.
Pas ndeshjes Ginobili në lidhje me pozicionin e fundit u shpreh: “Ishte një pozicion i rrezikshëm, por gjithashtu ishte e rrezikshme të lejohej që të shutonte ai (James Harden), dhe kështu vendosa unë”, tha Ginobili pas ndeshjes.
Kawhi Leonard, ishte më i miri me 22 pikë e 15 kërcime, derisa gjatë ndeshjes e lëndoi këmbën ku nuk luajti gjatë vazhdimeve, por nuk ishte ndonjë lëndim serioz për lojtarin.
Ndërsa në anën tjetër, James Harden, luajti me shifrat magjike triple-double (33 pikë, 10 kërcime, 10 asistime). Ky ishte triple-double i dyti në Play-Off, ndërsa Harden hyri në histori të klubit, ngase më shumë se një triple-double, nuk kishte bërë asnjë lojtarë gjatë Play-Offit në Houston.
Tani rezultati në seri është 3-2 në favor të San Antonios, derisa ndeshja e gjashtë e serisë, do të luhet më 11 maj, në palestrën e Houstonit.