DARDAN BERISHA

Foto: baskettiamo.com
Dardani, tash i gatshëm për reprezentacion
8 May, 2017 @11:08
Pas fitores në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt ndaj Banco di Sardegnas, Dardan Berisha, basketbollisti i Juvecasertas ka falenderuar ekipin për mundësinë dhe përkrahjen e dhënë ndaj tij.
Juvecaserta mbylli stinorin me fitore 77-70, ndërsa stinorin e përfundoi me bilanc 12-18.
Dardani mbrëmë luajti 25 minuta dhe shënoi 4 pikë dhe 3 topa të vjedhur në fitoren e ekipit të tij.
“Dëshiroj t’i falenderoj klubit të Juvecasertas për mundësinë dhe përkrahjen. Jam falenderues ndaj tifozëve si dhe faktit që tashmë kam kaluar edhe stinorin e 12 pa lëndim. Tash është koha për reprezenatacion,” ka shkruar Dardan Berisha në Facebook sot.
Kosova do të luajë disa ndeshje miqësore këtë verë, për të qenë gati për duelet parakualifikuese për Botërorin Kina 2019. Ndeshjet kualifikuese nisin prej 2 gushtit, ndërsa Kosova ka në grup, IRJ Maqedoninë dhe Estoninë.