ROCKETS - SPURS @ GAME 4

Foto: nba.com
Barazohet seria edhe në duelin e Teksasit
8 May, 2017 @9:47
Houston Rockets arriti ta barazojë serinë në ndeshjen e katërt gjysmëfinale, duke e mposhtur San Antonio Spursin me rezultat 125-104.
Që nga minuta e parë e ndeshjes, Houstoni u demoralizua me lëndimi i Nene-së, por këndellja nuk vonoi. Ata gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi derisa diferencën e çuan deri më 25 pikë gjatë lojës.
Loja e mirë e super yllit James Harden, (28 pikë, 12 asistime e 5 kërcime) dhe ndihma e Eric Gordonit me 22 pikë të tjera, bërë që Houstoni ta barazoi serinë në 2-2.
Te San Antonio është vërejtur mungesa e Tony Parkerit, i cili u lëndua në këtë seri, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Jonathon Simmons me 17 pikë.
Ndeshja e pestë e serisë do të luhet në AT&T Center të San Antonios.