KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN: KINA 2019

Grupet kualifikuese për Botëror ku mund të jetë Kosova!
8 May, 2017 @13:31
Dje u tërhoq shorti për gara kontinentale kualifikuese ku do të shoshiten reprezentacionet për të siguruar një biletë për Kampionatin Botëror të basketbollit, Kina 2019. Borozani.com
Në fotografinë e grupeve të përcaktuara dje, siç po shihni ka edhe disa vende të zbrazta. E aty diku mund të jetë Kosova, varësisht prej ndeshjeve parakualifikuese për Botëror që do t’i zhvillojë në Grupin C, ku ka kundërshtar IRJ Maqedoninë dhe Estoninë.
Nëse Kosova e fiton Grupin C, pra del si e para, atëherë do të futet në ndonjërën nga këto grupe: B, D, F ose H.
Ndërsa nëse kualifikohet si vendi i dytë i Grupit C atëherë do të futet në ndonjërën nga këto grupe: A, C, E dhe G.
Nëse Kosova del e fundit në Grupin C, nuk mund të shkojë në kualifikime për Botëror nga zona europiane.
Ndërsa, sa i përket fazës së dytë ku janë fuqitë europiane të basketbollit, nga grupet prej katër ekipeve, vetëm i fundit bie, para se të shkojnë në raundin e fundit kualifikues për Botëror, ku pastaj krijohen grupet nga gjashtë ekipe, për të përcaktuar 12-shen përfundimtare nga 4 grupet e krijuara nga Europa që shkojnë në Botërorin e Kinës 2019.
Kosova do të zhvillojë ndeshje me IRJ Maqedoninë dhe Estoninë në sistemin vajtje-ardhje prej 2 deri më 19 gusht 2017. Nëse Kosova nga ky grup shkon tutje, atëherë në tetor përcaktohet në cilin grup nga ato lart do të marr pjesë.