NIS TË SHTUNËN

Ekipi i Bashkimit dhe Prishtinës, para dueleve të rëndësishme/ Foto: FBK
Të shtunën, nis seria finale
11 May, 2017 @9:02
Me përballjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të shtunën prej orës 19:00 nis seria finale e Superligës në basketboll.
Bardhekaltërit kanë epërsinë e terrenit vendas, ndërsa mysafirët do të kërkojnë befasinë dhe ndaljen e Sigal Prishtinës në rrugën e tyre drejt titullit të katërt me radhë!
Të dyja, kanë shënuar fitore 3-0 ndaj kundërshtarëve të tyre në gjysmëfinale të Play-Offit, ku Sigal Prishtina mposhti Trepçën 3-0, ndërsa Bashkimi eliminoi Pejën 3-0, që ishte në krizë financiare.
Skuadrat finaliste duken të komponuara mirë dhe me ekipin e lojtarëve që kanë në dispozicion, ndeshjet finale pritet të sjellin atmosferë që mungoi në gjysmëfinalet e Play-Offit.
Seria finale luhet derisa një ekip i arrin 3 fitore, ndërsa sistemi i ndeshjeve shkon 1-1-1-1-1 (vajtje-ardhje, pas çdo takimi).