DUELI I DYTË I SERISË

BOROZANI/Arkiv
Barazim i serisë, ose kampioni në Superligë
11 May, 2017 @9:37
Me fillim në ora 18:00 sot në Gjilan do të përballen Drita dhe Borea, në ndeshjen e dytë të serisë finale të Ligës së Parë.
Borea ka mposhtur Dritën në ndeshjen e parë të serisë dhe ka avantazhin 1-0. Ndërsa i duhet edhe një fitore për tu bërë kampione e Ligës së Parë dhe për të siguruar Superligën.
Në anën tjetër, Drita do të kërkojë që të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas dhe të barazojë serinë në 1-1, për të çuar serinë e finales në ndeshjen e tretë përfundimtare dhe përcaktuese në Karagaç.
Gjyqtarë në këtë ndeshje sonte do të jenë: Daut Mehmeti, Fisnik Ramadani dhe Amar Djekovic.