CELTICS vs WIZARDS @ GAME 5

Foto: nba.com/celtics
Celtics merr epërsinë
11 May, 2017 @9:49
Boston Celetics ka shënuar fitore në duelin e pestë të serisë ndaj Washington Wizardsit sot, për të marrë epërsinë në seri prej 3-2 dhe tashmë i duhet edhe një fitore për të arritur finalen e Konferencës Lindore ku e pret kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers.
Rruga e Boston Celtics deri te fitorja nuk ka pasur telashe shumë, pasi që ekipi ka menaxhuar ndeshjen me një epërsi solide në pjesën më të madhe të saj për të arritur deri te fitorja 123-101.
Avery Bradley me 29 pikë e 6 kërcime ka qenë më efikasi në fitoren e ekipit, ndërsa Al Horford ka shtuar 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime në këtë fitore.