SPURS - ROCKETS @ GAME 6

Foto: nba.com
San Antonio në finale të Perëndimit
12 May, 2017 @9:57
San Antonio Spurs, e deklasoi Houston Rocketsin në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 114-75.
Spurs, luajti pa super yllin Kawhi Leonard, i cili ishte lënduar në ndeshjen e pestë të serisë, por mungesa e tij nuk është vërejtur aspak. Gjatë ndeshjes epërsia më e madhe shkoi deri në 42 pikë dhe dominimi i tyre vazhdoi deri në fund dhe e mposhtën kundërshtarin.
Në mungesë të Leonardit, rolin kryesor në fitoren e Spursave mori LaMarcus Aldridge, i cili ishte më i miri me 34 pikë e 12 kërcime, derisa u ndihmua nga Jonnathan Simmons me 18 pikë të tjera, i cili për herë të parë ishte në pesëshen startuese gjatë Play Offit.
Në anën tjetër super ylli i Houstonin James Harden, s’ndezi. Harden i cili zakonisht dallohet për të mirë në fund të ndeshjes, kësaj radhe ishte larg performancës së tij.
Harden luajti me 10 pikë, derisa në çerekun e tretë luajti me 6 topa të humbur dhe ndikoi dukshëm në humbjen e skuadrës së tij.
San Antonio Spurs e fitoi serinë 4-2 kundër Houstonin, derisa në finale të Konferencës Perëndimore do të përballet me Golden State Warriors.