UNITED - KALAJA @ GAME 2

KB Kalaja me trofeun e Ligës së Dytë
Kalaja në Ligë të Parë, mposht Unitedin në finale
11 May, 2017 @23:05
Skuadra nga Prizreni, KB Kalaja, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë së Play-Offit të Ligës së Dytë, ndaj United Basketball të Gjilanit dhe kështu ka siguruar Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës për vitin që vjen, duke u bërë kampion i kësaj lige.
Kalaja kishte mposhtur në ndeshjen e parë të serisë finale United Basketballin në Sezai Surroi të Prizrenit ngushtë, 62-61.
Ndërsa sonte ka kthyer ndeshjen në fitore, pasi që ka qenë në disavantazh prej 20 pikëve, ndërsa në fund ka shënuar fitore 95-93 për të bërë 2-0 serinë finale dhe për të siguruar Ligën e Parë.
Më të dalluarit te Kalaja sonte kanë qenë Valon Bunjaku, Qëndrim Ajazaj, ndërsa janë dalluar edhe Gazzali Makasqi e Somel Shaqiri në fitore.