WIZARDS - CELTICS @ GAME 6

Foto:nba.com
Wall dërgon serinë në ndeshjen e 7
13 May, 2017 @9:07
Ndeshja e gjashtë në serinë Washington Wizards - Boston Celtics, sidomos në minutat e fundit, ishte një dramë e vërtetë. Borozani.com
Që të dyja skuadrat kalonin në epërsi në dy minutat e fundit, por në 7 sekondat e fundit, rezultati ishte 91-89 në favor të Bostonit. Topi ishte te Washingtoni, ndërsa iniciativën e mori John Walli dhe e arriti qëllimin duke shënuar për 92-91 dhe e dërgoi serinë në ndeshjen e 7.
Bradley Beal ishte koshashënuesi më i mirë me 33 pikë të shënuara, por John Walli u bë heroi i natës, ku luajti me 26 pikë e 8 asistime.
Ndërsa në anën tjetër, lojtarët e Bostonit luajtën për ta përfunduar serinë, ku u dalluan, Avery Bradley (27 pikë), Isaiah Thomas (27 pikë) dhe Al Horford (20 pikë), por nuk mjaftoi për fitore.
Ndeshja e shtatë dhe e fundit e serisë, do të luhet në Boston më 15 maj, ku do të përcaktohet kundërshtari i Cleveland Cavaliersit në finale të Konferencës Lindore.