Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XIV

Festim Alidema (Llapi) - Ylli i javës (14)

Festim Alidema, duke pranuar çmimin e Yllit të javës sot/ Foto: FFK

Festim Alidema (Llapi) - Ylli i javës (14)


31 October, 2022 @10:57

Festim Alidema është shpallë nga FFK lojtari i javës së 14 të Superligës, ndërsa i njëjti sot ka pranuar edhe fizikisht çmimin e më të mirit të xhiros që e lamë pas.

Përndryshe, Alidema është bërë lojtari i parë i Llapit që ka fituar këtë çmim këtë stinor.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Malll , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 14-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Festim Alidema.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Tahir Morina, Ilmi Mehmeti dhe Seladin Jerliu.

Festim Alidema u vlerësua më meritori për fitoren që skuadra llapjane e realizoi ndaj lideres së renditjes, Dritës, me rezultat 4:1.

Në fakt, Alidema pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke qenë kreator i lojës së K.F. Llapi dhe asistues në tre gola për bashkëlojtarët e tij.

E pas marrjes së çmimit futbollisti i llapjanëve u shpreh falënderues për vlerësimin, teksa theksoi se skuadra e tij do të vazhdojë të punojë në realizimin e objektivave të këtij edicioni.

”Çmimi ‘Ylli i javës’ është një motiv shtesë për mua që tashmë jam duke u rikthyer në formën time të mëparshme. Për këtë çmim meritorë janë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam falënderues. Llapi është duke e gjetur formën nga ndeshja në ndeshje dhe si gjithmonë edhe këtë edicion nuk do të dorëzohemi drejt synimeve tona”, tha Festim Alidema për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga