Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

8-SHJA FINALE E GARËS

FIBA Europe Cup, përcaktohen çerekfinalet

FIBA Europe Cup, përcaktohen çerekfinalet


9 February, 2023 @15:48

Pas një gare të nxehtë thuajse në secilin grup, FIBA Europe Cup ku morrën pjesë edhe ekipet kosovare këtë stinor tashmë ka të qarta ndeshjet çerekfinale të garës.

Kanë mbetur tetë skuadra që do të luftojnë për trofeun e garës, ndërsa duelet do të luhen më 8 e 15 mars.

Cholet Basket (FRA) v BC Budivelnyk Kyiv (UKR)
Brose Bamberg (GER) v BC Kalev/Cramo (EST)
Karhu Basket (FIN) v FC Porto (POR)
Gaziantep (TUR) v Anwil Wloclawek (POL).

Kujtojmë Brose Bamberg ka qenë kundërshtar i kampionit të Kosovës Ylli në fazën e parë grupore të garës. Bile, Ylli fitoren e vetme në fazë grupore e kishte arritur duke e mposhtur Bambergun. Ndërkaq Kalev/Cramo eliminoi Prishtinën në raundin e dytë kualifikues për fazën grupore.


 
Të gjitha lajmet nga International