Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

FIBA Europe edhe dy vjet vazhdon mbështetjen ndaj FBK-së

FIBA Europe edhe dy vjet vazhdon mbështetjen ndaj FBK-së


16 June, 2020 @15:11

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për vitin e gjashtë radhazi është fituese e projektit të FIBA Europe për zhvillim të gjeneratave të reja, FIBA Europe Youth Development Fund.

FBK do të vazhdojë projektin e përbashkët edhe në dy vitet e ardhshme (2020-2022) me katër Federatat tjera Nacionale: Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa Federata Turke e Basketbollit do të vazhdojë të jetë udhëheqëse e këtij projekti.

Në këtë projekt do të jenë të përfshirë djem e vajza të moshës 13 vjeç dhe trajnerë të rinj e të talentuar.

Projekti do të fillojë të zbatohet që nga muaji korrik me takimin e parë të menaxherëve të projektit dhe më pas do të vazhdojë me aktivitetet tjera si Kampe Nacionale, turne ndërkombëtar në shtetet pjesëmarrëse të projektit për djem e vajza dhe Klinika të trajnerëve në Turqi.


 
Të gjitha lajmet nga