MARRIN LEJE
FIBA heq suspendimin e Rusisë
10 August, 2015 @10:27
Ekipi basketbollistik i Rusisë do të merr pjesë në Europianin Eurobasket 2015, pasi që FIBA gjatë fundjavës ia hoqi suspendimin e mëparshëm.
FIBA ia kishte ndaluar të gjitha skuadrave ruse pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare për shkak të përzierjes së politikës në punë të Federatës së atjeshme.
Mirëpo, në mbledhjen e fundit të FIBA-së në Tokio, Rusisë iu hoq suspendimi, ndërsa më 25 gusht kjo Federatë do të ketë zgjedhje të reja për kryetar, ku pritet të kandidojë ish ylli i NBA-së, Andrei Kirilenko.