FILLOJNË PUNIMET

Fillon renovimi për ndeshjet e Kosovës
10 November, 2017 @14:14
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku Kosova pritet t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019” si vendas, ka filluar renovimin për shtim kapaciteti.
TABELAT DREJT KUPA E BOTËS “KINA 2019”
Një njoftim i kreut të FBK-së, Erolld Belegu, ka shkruar se punimet për renovim-shtim kapaciteti të ulëseve në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka filluar.
Ndërkaq, për ndeshjen kualifikuese me Lituaninë më 24 nëntor, në shitje do të dalin 2 mijë e 800 bileta.
Kosova për herë të parë ka kaluar ciklin parakualifikues për Kampionat Botëror, duke kaluar grupin dhe duke lënë Maqedoninë pas, ndërsa tash është në fazën kualifikuese, ku përballë ka përfaqësuese të forta europiane si: Lituania, Hungaria dhe Polonia.
Dueli i parë i Kosovës zhvillohet ndaj Lituanisë më 24 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.