TIRANA - LEVSKI

Fitore dramatike për kreun e tabelës
9 November, 2017 @20:12
Pas asaj ndaj Kumanovës pak ditë më parë, edhe fitorja e sontme e Tiranës ka qenë dramatike.
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar sonte e mposhti Levskin me rezultat 79-76, në një takim në të cilin fituesi u vendos në çastet e fundit.
Ishin shënimet e Stowebridge dhe Abdul-Bassit në momentet vendimtare të ndeshjes ato që i dhanë fitoren Tiranës, fitore e cila ishte e treta për të sivjet dhe e ngrit në krye të grupit, të paktën përkohësisht..
Më të dalluarit te Tirana sonte ishin Gerti Shima dhe Jalil Abdul-Bassit me nga 22 pikë secili, ndërsa te mysafirët u dallua Kris Minkov me 26 pikë.
Pas 5 xhirove, Tirana ka 3 fitore e 2 humbje dhe momentalisht ndodhet në krye të tabelës, derisa Levski tashmë ka 2 fitore e 3 humbje.