TERMINET E XHIROS IX
Borea hap xhiron IX ndaj Bashkimit/ BOROZANI/ A. P.
Xhiroja IX nis nesër
9 November, 2017 @16:12
Me duelin në Karagaç ndërmjet Boreas dhe Bashkimit, hapet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur sot FBK-ja përmes njoftimit të botuar në faqen zyrtare të saj.
Ndeshja luhet të premten, 10 nëntor, me fillim në ora 15:15.
Të gjitha duelet tjera të xhiros së nëntë zhvillohet të shtunën sipas orarit të poshtëshënuar:
16:00 Rahoveci - Ylli, në Shani Nushi, Gjakovë;
17:00 Sigal Prishtina - Peja, Pallati i Rinisë, Prishtinë;
17:00 Trepça - Kerasan Prishtina, Minatori, Mitrovicë.