TOP 5 @ FIBAEUROPECUP GW 4

Dardan Berisha në akcion gjatë ndeshjes së fundit të Sigal Prishtinës/ Foto: fibaeuropecup
Dardan Berisha te më të mirët e xhiros
9 November, 2017 @13:03
Basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës dhe kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, është pjesë e TOP 5-shes së javës nga xhiroja e katërt e FIBA Europe Cup.
Dardan Berisha me 33 pikë, 5 kërcime dhe 2 topa të vjedhur ka qenë më i miri i ndeshjes, përkundër humbjes së ekipit të tij nga Belfius Mons-Hainaut.
Bashkë me Berishën, në pesëshen e javës, zyrtare nga FIBA Europe Cup janë përfshirë edhe: Kendrick Perry (Szolnoki Olaj), DeVaughn Akoon-Purcell (Bakken Bears), Garlon Green (Belfius Mons) dhe Vladyslav Koreniuk (Nevezis).