Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP: PRISHTINA - BELFIUS MONS

Prishtina mposhtet, kualifikimi përsëri ‘shtyhet’

Foto: Borozani/Blendi Krasniqi/ Direkt nga ndeshja Prishtina vs. Belfius

Prishtina mposhtet, kualifikimi përsëri ‘shtyhet’


7 November, 2017 @20:51

Pas humbjes nga Demir Insaati në Turqi, skuadra e Sigal Prishtinës është mposhtur edhe në ndeshjen e sontme ndaj skuadrës së Belfius Mons, skuadër të cilën Prishtina e kishte mposhtur në Belgjikë në duelin e parë.

Prishtina ishte më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo gjithçka ndryshoi në të dytën, pjesë në të cilën belgët aplikuan mbrojtje tejet të fortë dhe sulm efikas, për ta mbyllur kështu takimin me fitore 69-75. Për t’u përmendur është fakti që Prishtina në çerekun e fundit shënoi vetëm 8 pikë, gjë që ndikoi direkt në humbjen e pësuar sonte.

Më të dalluarit sonte te Prishtina ishin Dardan Berisha me 33 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe Andrew Lawrence me 11 pikë, 2 kërcime e 5 asistime, derisa te Belfius Mons u dallua Green me 20 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.

Kjo humbje bën që Prishtina ndeshjen vendimtare për kualifikim ta ketë ndaj turqve të Demir Insaatit, takim ky që zhvillohet në Prishtinë. Për kualifikim, Prishtinës i duhet fitorja, por nëse rezultatet në ndeshjet e tjera i shkojnë për shtati, Prishtina mund të kualifikohet edhe nëse e humb edhe ndeshjen e ardhshme.



TABELA AKTUALE E GRUPIT G:

1 Sigal Prishtina KOS 3-2
2 Belfius Mons-Hainaut BEL 3-1
3 Demir Insaat TUR 2-1
4 Khimik UKR 0-4

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga