NGA INFORMATORI NR. 8
BOROZANI/ A. P.
Përveç gabimeve teknike, asnjë dënim tjetër
8 November, 2017 @15:11
Përkundër se u zhvilluan ndeshje interesante dhe derbi në xhiron e fundit të Superligës, në Informatorin e tetë të Superligës nuk janë vërejtur dënime të mëdha nga Komesari i Garave të FBK-së.
Kështu, derbi Bashkimi - Sigal Prishtina, pastaj Peja - Trepça por edhe ndeshja interesante Rahoveci - Borea kaluan pa asnjë vërejtje pas shqyrtimit të raporteve.
Ndërsa dënime të vetme iu shqiptuan lojtarëve nga dueli Ylli - Kerasan Prishtina, ku Artin Gashi i Yllit për sjellje josportive u dënua me 100, ndërsa Kujtim Sadiku i Kerasanit me 50 euro.
E sa i përket shikuesve, Suhareka po e mban primatin me adhurues më të mëdhenj në numër, ku janë regjistruar 700 veta sipas raportit të ndeshjes, në krahasim me 500 sa ishin në Prizren në derbin Bashkimi - Sigal Prishtina.