SUPERLIGA U18
BOROZANI/Arkiv
Në duelin e të pamposhturve, fiton Vushtrria
7 November, 2017 @12:33
Në xhiron e pestë në kuadër të Superligës në kategorinë U18 në basketboll, u takuan dy skuadra që nuk kishin humbje deri më tani, Kerasan Prishtina dhe Vushtrria Basket.
Nga ky duel, fitues doli Vushtrria duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 66-77, si mysafire.
Vushtrria, kuotën e pikëve e ngriti në 10, ndërsa Kerasani e regjistroi humbjen e parë të stinorit pas 5 xhirove.
Skuadra nga Vushtrria, ndeshjen e radhës do t’a luaj kundër Pejës, derisa Kerasani do të udhëtojë në Prizren për t’u përballur me Kalanë.