KB VËLLAZNIMI

5 fitore në 5 ndeshje, Vëllaznimi U16 në super formë
6 November, 2017 @15:27
Nën drejtimin e Driton Rracit, që vazhdon të jetë kapiten i skuadrës seniore të Vëllaznimit, skuadra U16 e Vëllaznimit po kalon formë të shkëlqyeshme sivjet.
Në 5 ndeshjet e para, të rinjtë nga Gjakova kanë shënuar 5 fitore, duke qenë skuadra më e mirë në ligën U16 momentalisht.
Siç dihet, vitin e kaluar Vëllaznimi u shpall kampion në kategorinë e juniorëve (U18), ndërsa sivjet ky klub po shkëlqen në grupmoshat U16. Sa i përket skuadrës seniore, Vëllaznimi ndodhet në vendin e katërt të Ligës së Parë me 2 fitore e 2 humbje pas 4 xhirove.