NGA KONFERENCA: EDMOND AZEMI
BOROZANI/ D. S./ Arkiv
Edo: Me Plisat jemi më optimist
6 November, 2017 @14:33
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, në konferencën e sotme për shtyp të ekipit para ndeshjes tejet të rëndësishme ndaj ekipit belg në kuadër të FIBA Europe Cup, ka thënë se me tifozë, bardhekaltërit janë edhe më të fortë.
“Kur janë Plisat në sallë, normal që jemi edhe më optimist për fitore. Ne në Belgjikë kemi arritur ta befasojmë Belfius Monsin me lojë të mirë,” ka thënë fillimisht ai.
“Ata nuk do të jenë të relaskuar në këtë ndeshje dhe do të kërkojnë fitore patjetër. E ne jemi të motivuar për kualifikim. Besoj se Plisat do ta mbushin sallën dhe do t’na ndihmojnë në rrugë drejt fitores,” ka thënë ndër të tjera Azemi në konferencën e sotme për shtyp.
Sigal Prishtina ka bilanc 3-1 në kuadër të Grupit G të FIBA Europe Cup. Bardhekaltërit në 2 ndeshjet e fundit duhet të fitojnë së paku njërën për të garantuar fazën tjetër të garave.
Ndeshja Sigal Prishtina - Belfius Mons zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina KOS | 3-1 | ||
2 | Belfius Mons-Hainaut BEL | 2-1 | ||
3 | Demir Insaat TUR | 2-1 | ||
4 | Khimik UKR | 0-4 |