MAGIC - CELTICS

Foto: nba.com
Starti më i mirë që nga stinori 2010/11
6 November, 2017 @9:25
Edhe pse Bostoni është duke luajtur pa yllin Gordon Hayward, gjërat po shkojnë shumë mirë te ekipi sa i përket rezultateve.
“Keltët” fitoren e tetë të stinorit e regjistruan kundër Orlando Magicut, duke e mposhtur me rezultat 104-88.
Loja ekipore e Bostonit po bën që t’i fitojnë ndeshjet, ku 6 lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Prej tyre më së shumti pikë ka shënuar Jaylen Brown (18).
Me shifrat e njejta në anën tjetër te Orlando, përfundoi ndeshjen edhe Aaron Gordon.
Pas fitores, kjo ishte starti më i mirë që nga stinori 2010/11 për Bostonin, bilanci aktual i tyre është 8 fitore e 2 humbje dhe gjenden në maje të Konferencës Lindore.