RAHOVECI-BOREA

Bunjaku 23 pikë, Rahoveci mposht Borean
5 November, 2017 @19:55
Rahoveci ka shënuar fitoren e dytë me radhë pas humbjes befasuese nga Kerasan Prishtina, duke e mposhtur Borean e Pejës sonte me rezultat 91-83.
Rahoveci ka shënuar fitore me 8 pikë epërsi në fund, me rezultatet: 26-20, 25-26, 15-18 dhe 25-19 sipas çerekëve për të marrë fitoren e pestë të stinorit në Superligë.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Valon Bunjaku ka qenë koshashënuesi më i mirë i skuadrës sonte, duke shënuar 23 pikë, ndërsa ka regjistruar edhe 5 asistime në fitoren e ekipit të tij.
Me double-double ndeshjen e ka përfunduar Kyle Soviane, që ka shënuar 10 pikë e 10 kërcime në fitore.
Në anën tjetër rezistenca e fortë e Boreas, që u ndalë në çerekun e fundit, më së forti erdhi nga Ardit Beqiri. Ai shënoi 26 pikë në përballjen që nuk pushoi fare, ndërsa double-double i ekipit pejan erdhi nga Allen Idrizaj që shtoi 13 pikë e 11 kërcime në ndeshjen ndaj vreshtarëve.
Pas këtij dueli, Rahoveci qëndron në pjesën e epërme të tabelës me bilanc 5-2. Ndërsa Borea ka bilanc 2-6 aktualisht.