YLLI - KERASAN PRISHTINA

Bessick, me fanellën e Yllit/ Foto: Q. R./ facebook/ Arkiv
Bessick me double-double, Ylli fiton
5 November, 2017 @20:03
Basketbollisti amerikan i Yllit, Taylor Bessick, ka shënuar 10 pikë, 15 kërcime dhe 3 bllokada në përballje ndaj Kerasan Prishtinës sonte, për të qenë ndër lojtarët më të dalluar të ndeshjes në fitoren e ekipit të tij.
Ylli ka mposhtur Kerasan Prishtinën pasi që ka marrë më seriozisht ndeshjen pas çerekut të dytë, për të fituar 92-76 në fund.
Kerasani nuk ka qenë larg edhe një befasie tjetër pas asaj ndaj Rahovecit. Ekipi i Dritëro Sefajës ia nisi më mirë ndeshjes dhe kapi 19-22 në 10 minutëshin e parë.
Por dallimi i madh në pikë u bë në çerekun e tretë, kur Ylli shënoi 27 dhe pranoi 14. Kjo bëri që Kerasan edhe pse në çerekun e fundit fitoi 20-22, për përfundimtaren ishte e pamjaftueshme.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Mike Harmon ka luajtur pa pushim te Ylli dhe ka shënuar 22 pikë e 6 asistime në fitore. Kurse nga forcat vendore të ekipit nga Suhareka janë dalluar Egzon Kuqi dhe Artin Gashi, me 19, përkatësisht 18 pikë.
Kerasani, që shfrytëzoi të gjithë basketbollistët në dispozicion përgjatë ndeshjes, më efikas e ka pasur Alban Latifajn me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime. Ndërsa 14 pikë tjera e 7 kërcime ka shtuar edhe Kujtim Sadiku.
Pas këtij dueli, Ylli qëndron i treti aktualisht me bilanc 5-2, ndërsa Kerasan është pranë zonës së rrezikshme me 2-6.