DRITA - UNITED BASKETBALL

United Basketball fiton derbin e Gjilanit
5 November, 2017 @19:53
Derbin gjilanas në mes të Dritës dhe të United Basketballit, në kuadër të Ligës së Parë në basketball, fitoi bindshëm United Basketball me rezultat të thellë 72-100.
Djelmoshat e skuadrës United Basketball, në çerekun e parë e ngritën epërsinë deri në 22 pikë, pastaj me inkuadrimin e të rinjëve, Drita e shftytëzoi këtë mirë dhe e uli epërsinë.
Më pas në parket hynë lojtarët kyç të United Basketballit dhe epërsia u ngrit përsëri për ta mposhtur kundërshtarin me 28 pikë epërsi.
Të dalluarit te United Basketball ishin Qëndrim Demi dhe Arian Memeti.
United Basketball, mbeti skuadra e vetme e pa mposhtur në Ligën e Parë pas 4 xhirove të luajtura, derisa për Dritën kjo ishte humbja e dytë.
Drita në xhiron e pestë do të përballet me Prishtinën e Re në Prishtinë, derisa United Basketball do ta pret Vëllaznimin në Gjilan.