CAVALIERS - HAWKS

nba.com
Edhe Hawks i fundosur, mposht nënkampionin Cavs
6 November, 2017 @9:02
Një natë më parë, Cleveland mposhti Washington Wizardsin, ku super ylli LeBron James kishte shkëlqyer me 57 pikë.
Adhuruesit e ekipit menduan se ngritja e skudrës do të vazhdojë edhe në ndeshjen kundër Atlanta Hawksit, por ndodhi e kundërta.
Atlanta e cila gjendet në fundin e Konferencës Lindore, arriti ta mposht nënkampionin Cleveland Cavaliers me rezultat 117-115.
Te “shqiponjat”, më së shumti u dallua gjermani Denis Schrörder me 28 pikë, 9 asitime e 3 kërcime.
Ndërsa te Clevelandi, LeBron James shënoi 26 pikë, Dwyane Wade 25 dhe Kyle Korver 23, por këto pikë shërbyen për ta ulur disavantazhin 16 pikësh që e kishte Cavs.
Atlanta pas 10 ndeshjeve e regjistroi fitoren e dytë të stinorit, derisa për Clevelandin kjo ishte humbja e gjashtë krahas 4 fitoreve që i kanë dhe gjenden në pozitën e 12-të në Konferencën Lindore.