CP3

nba.com
Lajm i mirë për Houstonin, rikthehet Chris Paul
5 November, 2017 @21:01
I transferuari gjatë verës te Houston Rocketsit, ylli Chris Paul, po përgatitet për rikthimin e tij në parket.
Paul i cili luajti sivjet vetëm një ndeshje me Houstonin, u lëndua në ndeshjen e parë nga nyja e këmbës, derisa 32 vjeçari do të rikthehet pas 2 javëve.
Trajneri i Rocketsit, Mike D’Antoni, bëri të ditur rikthimin e CP3-së, derisa tha se janë duke e pritur lojtarin të jetë i gatshëm 100%, për ta shfrytëzuar në parket.
Houston deri më tani ka bilanc prej 7 fitoreve dhe 3 humbjeve dhe gjendet në krye të Konferencës Perëndimore.