KNICKS - PACERS

nba.com
Nata e Porzingisit, letonezi ngrit rekordin personal
6 November, 2017 @10:03
Një tjetër super ndeshje për letonezin Kristaps Porzingis, ishte ajo e mbrëmshja në “Madison Square Garden”.
New York Knicks, në ndeshjen ku kishte 19 pikë në disavantazh ndaj Indiana Pacersit, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 108-101.
Në këtë ndeshje, Knicksi ishte në krahët e Porzingisit, i cili shënoi 40 pikë. Kjo shifër ishte më e larta në karrierën e tij.
Kristaps përveç 40 pikëve, luajti edhe me 8 kërcime e 6 bllokada.
Te Indiana Thaddeus Young u dallua me 18 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht e New Yorkut dhe e pesta e stinorit pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.