ROCKETS - JAZZ

nba.com
Harden thyen rekordin e karrierës
6 November, 2017 @9:42
Super ylli i Houston Rocketsit, James Harden, dje në ndeshjen kundër Utah Jazz, ishte totalisht i disponuar.
Houston e mposhti kundërshtarin me rezultat 137-110, derisa kjo ishte nata e Hardenit.
Ai shpërtheu me 56 pikë e 13 asistime, derisa kjo shifër u bë shifra më e lartë në karrierën e tij sa i përket pikëve të shënuara për ndeshje.
Kjo ishte fitorja e tetë e Houstonit, krahas 3 humbjeve që i kanë dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.