LAKERS - GRIZZLIES

nba.com
E dyta me radhë për Lakers
6 November, 2017 @10:23
Los Angeles Lakers fitoren e dytë rresht e regjistroi sot në mëngjes kundër Memphis Grizzlies, me rezultat 107-102 në “Staples Center”.
Edhe pse gjatë ndeshjes Lakersat ishin në epërsi prej 22 pikëve, “arushat” e Memphisit këtë epërsi e zbritën por megjithatë nuk arritën ta mposhtin kundërshtarin.
Brook Lopez ishte më i miri te skuadra e Lakersit me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Brandon Ingram me 20 pikë të tjera.
Te Grizzlies u dallua Tyreke Evans me 26 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Lakers tani ka bilanc prej 5 fitoreve e 5 humbjeve, ndërsa Memphis gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore me 6 fitore e 4 humbje.