PARA NDESHJES: BASHKIMI - LEVSKI 2014

BOROZANI/ A. P.
Si vendas, në kërkim të fitores së parë në BIBL
7 November, 2017 @9:31
Sonte, përveç Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, edhe Bashkimi do të ketë punë në Prizren në kuadër të BIBL në arenën ndërkombëtare.
Prizrenasit do të luajnë ndeshjen e parë të stinorit si vendas në BIBL ndaj Levski 2014 të Sofjes në Sezai Surroi sonte në duelin që nis në ora 19:30.
Bashkimi në dy ndeshjet e kaluara ka shënuar dy humbje, të dyja si mysafir, nga Tirana dhe Blokotehna. Me trajnerin e ri Fotis Takianos, portokallezinjtë po kërkojnë fitoren e parë të stinorit në BIBL.
Në anën tjetër, Levski 2014, që vjen me trajnerin ish-kampion të BIBL, Konstantin Papazov, ka bilanc prej 2 fitoreve dhe 1 humbjeje deri tani në BIBL.
Ekipit së fundi i është kthyer playmaykeri i reprezentacionit të Bullgarisë, Stanimir Marinov, që është një lojtar me përvojë dhe ka qenë edhe pjesë e Sigal Prishtinës një kohë.
Bashkimi në ndeshjen e fundit të Superligës është mposhtur nga Sigal Prishtina, ndërsa nuk janë aktivizuar dyshja Aleksandar Gruev e Ljubo Samadan. Ekipi ka 5 të huaj në skuadër.
Levksi 2014 ndërkaq, në skuadër ka vetëm dy lojtarë të huaj dhe kryesisht luan me basketobllistë të rinj. Serbi Nikola Mavric dhe amerikani Jimmie Hunt janë të huajt e ekipit bullgar.
Biletat për ndeshje janë 1 dhe 2 euro. Bashkimit i duhet përkrahja për fitore, ndërsa kjo është ndeshja e parë si vendas, para duelit të radhës, që gjithashtu prizrenasit e luajnë si vendas ndaj Ibrit të Rozhajes.
info:
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Bashkimit në BIBL me trajnerin e ri grek të ekipit, Fotis Takianos. | |||
Ndeshja e parë si vendas për këtë stinor në BIBL për Bashkimin. | |||
Referët e ndeshjes janë nga Shqipëria: Erion Hoxhaj, Marli Kasëmi dhe Gilbert Hoxha. |