ARENA NDËRKOMBËTARE

Borozani/Arkiv (shkurt 2017)
Mumini në arenën ndërkombëtare
6 November, 2017 @18:25
Përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e FBK-së, pak më parë u bë e ditur që Xhelal Mumini, gjyqtar i mirënjohur i basketbollit në Kosovë, do ta drejtojë ndeshjen ndërmjet Hatay BB (Turqi) dhe ACS Sepsi (Rumani) në kuadër të ‘Eurocup Women’.
Ky takim zhvillohet më 23 nëntor në Atankya të Turqisë.
Gjithashtu, në lajmin e Federatës është përmendur edhe fakti që nga edicioni 2017-2018, vëzhguesi Faton Kurshumlija, së bashku me treshen e gjyqtarëve kosovarë, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni, do të jenë pjesë e delegimeve në FIBA Europe Cup, Basketball Champions League, Euroleague Women, EuroCup Women si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).