PARA NDESHJES: SIGAL PRISHTINA - BELFIUS MONS-HAINAUT

Foto: fibaeuropecup
Dueli më i rëndësishëm i Prishtinës, sonte
7 November, 2017 @8:33
Ndeshja e pestë e Grupit G të FIBA Europe Cup pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme që bardhekaltërit do ta kenë këtë stinor në këtë garë.
Fitorja ndaj Belfius Mons-Hainaut do ta dërgonte Sigal Prishtinën për herë të parë në fazën e dytë të FIBA Europe Cup, që do të ishte arritje e parë e një ekipi nga Kosova në basketbollin ekipor europian.
Të mbushet palestra
Ekipi i Sigal Prishtinës organizoi edhe lojë shpërblyese për të shpërndarë sa më shumë bileta për këtë ndeshje, ndërsa lojtarët dje në konferencë për shtyp kanë ftuar publikun që të jetë sa më i madh në numër për t’i përkrahur ata në këtë duel.
Ndeshja nis në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa Sigal Prishtina po kërkon fitoren e katërt në Grup, për kualifikim.
Belgët kërkojnë hakmarrje
Belfius Mons-Hainaut në anën tjetër po kërkon t’i revanshohet Sigal Prishtinës për humbjen në shtëpi të shkaktuar në xhiron e parë të kësaj gare 72-74, kur Lis Shoshi shënoi në sekondën e fundit për fitore.
Ekipi belg i është kthyer formës edhe në kampionatin e atjeshëm, duke arritur në pozitën e tretë të tabelës me bilanc 6-3, ndërsa në xhiron e fundit mposhtën Basic Fit Brusselsin 81-68.
Pas kësaj ndeshjeje Sigal Prishtinës i mbetet vetëm edhe një duel, ndaj Demir Insaatit favorit në shtëpi, që sonte luan me Khimikun ukrainas.
Ndeshjet e mbetura të Grupit G:
7 nëntor | Sigal Prishtina - Belfius Mons-Hainaut | ||
8 nëntor | Demir Insaat - Khimik | ||
14 nëntor | Belfius Mons-Hainaut - Demir Insaat | ||
6 dhjetor | Sigal Prishtina - Demir Insaat | ||
6 dhjetor | Khimik - Belfius Mons-Hainaut |
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina KOS | 3-1 | ||
2 | Belfius Mons-Hainaut BEL | 2-1 | ||
3 | Demir Insaat TUR | 2-1 | ||
4 | Khimik UKR | 0-4 |